Mirë se erdhe në faqen e ‘Fillimi i Ri’.
‘Fillimi i Ri’ është një organizatë civile jofitimprurëse që ka si qëllim ofrimin e ndihmës tek punonjëset e seksit.ι.

Duam që të shkojmë me dashurinë e Krishtit në zonat ku ndodhen personat që ndihmojmë, qoftë në rrugë qoftë në shtëpitë publike, që të dëgjojmë historitë e tyre dhe të përpiqemi të ndihmojmë me mënyra praktike.

I pranojmë siç janë, ju ofrojmë mundësinë e këshillimit, mundësinë e vizitës tek mjeku dhe shërbime të tjera, mbulojmë nevojat bazë, në bashkëpunim me shumë qendra të tjera shërbimi.
Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri. Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.
1 Gjonit, 4: 8-9

Dëshirojmë ti shohim personat të fortë, të lumtur dhe të lirë.
– Foto nga muri i shtëpisë publike në Athinë e cila përshkruan shumë mirë situatën

Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua,
sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve;
më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer,
të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri,
hapjen e burgut të burgosurve,
të shpall vitin e hirit të Zotit
dhe ditën e hakmarrjes të Perëndisë tonë,
për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen…
Isaia, 61:1-2